Ndërron jetë në spital një prej personave që ndodhej në automjetin që doli nga rruga këtë të premte në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Gazetarja Daniela Zisi thotë se viktima është një djalë vetëm 15 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjet.
Aksidenti i rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Çiflig. Gazetarja Daniela Zisi ka mësuar se viktima është R. Sherifi ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Deri më tani nuk dihen rrethanat apo shkaqet e aksidentit.
Këto janë pamjet që ka siguruar nga vendi i ngjarjes gazetarja Zisi. Siç duket, makina ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në një kanal./tvklan.al