Arijanet Muriç i dha një kamariereje në Mynih 10 mijë Euro bakshish gjatë një mbrëmjeje me miqtë
Portieri i Kombëtares së Kosovës dhe i ekipit anglez të Bernlejit Arijanet Muriç tërhoqi vëmendjen e mediave gjermane pasi i dha bakshish një kamariereje në Mynih 10 mijë Euro.
Ndërsa për 24-vjeçarin dhe miqtë e tij kjo ishte një mbrëmje e paharrueshme, e tillë u bë edhe për 25-vjeçaren Shantel, e cila i shërbeu në lokal. Kamarierja e rrëfeu bujarinë e portierit të “Dardanëve” në tabloidin gjerman “Bild”.
Muriç vizitoi klubin e natës “Filmcasino” të Mynihut që gjendet në zonën e qytetit të vjetër në fillim të prillit me një grup miqsh. Në fund të mbrëmjes, fatura që ai pagoi ishte 36 mijë Euro.
Sulmuesi 24-vjeçar qerasi me një xhiro pijesh edhe të gjithë klientët në lokal. Klubi i natës është i preferuari edhe i futbollistëve të Bajern Mynihut. Kamarierja fatlume tha se ajo bashkshishin e ndau me të gjithë punonjësit e lokalit. Edhe pse klientë të tjerë i kanë lënë bakshishe të larta, ky i Muriç ishte më i madhi që ajo kishte marrë ndonjëherë.
Klan News