“Dita e Arifesë”: Përgatitja për Bajram – të gjitha rrugët të çojnë drejt tregjeve (VIDEO)

KRIZA EKONOMIKE KA NDIKUAR NË FUQINË BLERËSE TË QYTETARËVE

Dita e fundit e Ramazanit, ndër popull njihet edhe si “Dita e Arifesë”. Qytetarët bëhen gati për Fitër-Bajramit, kurse të gjitha rrugët çojnë drejt tregjeve të vendit, njofton KlanM.

Nuk kishte njeri pa patur ndonjë qese në dorë. Për Bajram nuk kursehet. Në Bit Pazar s`ka nevojë edhe të endesh. Të gjitha janë në një vend.

S`ka se si të mungojë bakllavaja. Ëmbëlsira tradicionale ofrohej në variante të ndryshme. Kjo ofertë mbase ka zbehur traditën që ëmbëlësira e Bajramit të bëhet në shtëpi…

Fitër – Bajrami vjen në kohën e krizës së rënduar ekonomike dhe rritjes enorme të çmimeve. Qytetarët thonë se kriza ka ndikuar në fuqinë e tyre blerëse.

–        A i ke ble gjitha sendet për bajram?

–        I kemi blerë disa sende themelore ose bazike sepse koha është shumë e vështirë sot.

–        Kam ble disa qepë për fat të keq shumë çmimi i lartë.

–        Sa ishte çmimi?

–        100 denarë një kilogram qepë, dhe i thash shitësit, unë do të mbjelli qepë pasi biznesi shkon mirë me qepë.

–        Këtë vit bakllavanë a e keni bërë në shtëpi apo e keni blerë.

–        Po, po në shtëpi, tjetër është bakllava e shtëpisë e tjetër e blerë, si në shtëpi kur bëhet askund nuk bëhet.

–        A i keni ble gjitha sendet për bajram?

–        Gati se po

–        Si ishin çmimet?

–        Si çdoherë, nuk ka ndonjë dallim

–        Këtë vit bakllavën a e keni bërë në shtëpi apo e keni blerë?

–        Po e ka bërë zonja,

–        Urime festen

–        Faleminderit, urime ju dhe të gjithë që shikojnë TV tuaj. 

–        A i keni ble gjitha sendet për bajram?

–        Ja tani shkoj t’i blej

–        Çfarë do të blini?

–        Bakllavë, boronicë,

Dita e fundit e Ramazanit apo “Dita e Arifesë” kudo shton frekuentimin e qytetarëve. Shitblerja rritet ndjeshëm, kurse kësaj dite I gëzohen edhe më të vegjëlit.  /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share