26 KONTEJNERË PËR TË VOTUAR, 13 QENDRA VOTIMI
E qetë duket të jetë situata në katër komunat veriore ku më 23 prill mbahet zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komunash.
Janë paraparë të vendosen 26 kontejnerë deri të dielën për të votuar ndërsa janë caktuar edhe 13 qendra votimi nga gjithsej 45 sa ishin në zgjedhje në këto katër komuna deri më tash.
”Vendosja e kontejnerëve nuk mund të bëhet menjeherë sepse janë 26. është proces që nuk mund të kryhet brenda një dite për shkak se duhet bërë sistemimi” – tha Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së.
Në komunën e Zvecanit duket gjithcka e qetë, ndonëse nuk duan të flasin para kamerave serbët këtu thonë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
Sllagjana Pantoviq kandidate e pavarur është e vetmja serbe që garon në zgjedhje për kryetar komune në Zvecan.
Ajo ka kundërkandidat një nga PDK dhe një nga Vetëvendosje.
Kandidati tjetër serb është Aleksander Jabllanoviq i cili garon për komunën e Leposaviqit i cili gjithashtu ka dy kundërkandidat shqiptar.
Në Mitrovicë të veriut asnjë nga tre kandidatët nuk është shqiptar, njëjtë sikurse edhe në Zubin Potok.
Lista Serbe që është partia më e madhe e serbëve nëKosovë ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhje ndërsa u ka bërë thirrje edhe qytetarëve serb që ti bojkotojnë ato.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha