Vdekja e migrantes: Kush ka shtënë me armën e MPB-së – trafikanti apo polici?!

PTHP HETON RASTI, MPB ARRESTON DY TRAFIKANTË TË MIGRANTËVE

Një polic, gjatë ditës së djeshme, kishte shtënë me armë zjarri ndaj një migrante në afërsi të Kazermës së Gjevgjelisë, pasi sipas MPB-së, trafikantët kishin sulmuar policin në përpjekje për t`ia marrë armën, njofton KlanM.

Në buletinin e policisë thuhet se inicidenti ka ndodhur kur policët kanë kontrolluar dy automjete udhëtarësh me tetë migrantë që kishin nisur të arratisen.

Gruaja me lëndime në krahëror, pa shenja jete, sic percjell KlanM, ishte pranuar në Spitalin e Gjevgjelisë. Policia njoftoi se ka ndaluar dy vozitësit që bartnin migrantët.

Ky incident hetohet edhe nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, njofton KlanM.

Departamenti për hetime dhe ndjekje të veprave penale të bëra me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgut pranë Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, janë duke shqyrtuar nëse polici ose trafikanti ka gjuajtur me armën që shkaktoi vdekjen e një migranteje në Gjevgjeli.

Këtë rast e ka komentuar edhe Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

“Po, dje pati një incident gjatë parandalimit të trafikimit të migrantëve. U arrestuan dy trafikantë që ishin përpjekur t`i sulmojnë policët dhe të merret arma zyrtare. Në atë moment pati reagim nga ana e policit. Punohet intenzivisht me PTHP-në që të zbardhet rasti. Shpreh keqardhje për vdekjen e migrantes”, tha Oliver Spasovski.

Sipas të dhënave zyrtare të MPB-së, sic njofton KlanM, në tre muajt e para të këtij viti, janë parandaluar 2.147 tentativa për kalime ilegale, prej tyre 1.849 gjatë hyrjes në vend.

Sipas strukturës, pjesa më e madhe e migrantëve janë me origjinë nga Siria, Maroku, Kongo e të tjerë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share