Regjistrimi në ushtri ka ngjallur reagime tek politikanët
J-Hope, anëtar i grupit K-pop të njohur muzikor BTS, filloi shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut.
29 vjeçari është anëtari i dytë i nga grupi që i bashkohet ushtrisë.
Të gjithë burrat e aftë për punë në Korenë e Jugut nga mosha 18 deri në 28 vjeç duhet të shërbejnë në ushtri për 18 deri në 21 muaj. Regjistrimi në ushtri i anëtarëve të BTS ka tërhequr vëmendjen jo vetëm nga fansat, por edhe nga politikanët në Korenë e Jugut.
Disa ligjvënës hodhën idenë për t’i dhënë grupit të njohur muzikor mundësinë për të mos e kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak për t’i lejuar ata të vazhdojnë të performojnë. Megjithatë, të gjithë anëtarët janë shprehur se planifikojnë të përfundojnë shërbimin në ushtri deri në vitin 2025.
Klan News