Atletja skualifikohet nga maratona, e bëri një pjesë të rrugës me makinë

Një atlete nga Skocia është skualifikuar nga gara sepse përdori një makinë në një pjesë të rrugës. Joasia Zakrzewski përfundoi e treta në maratonën e Britanisë së Madhe, por 4 kilometra i kreu me makinë.

Maratona nga Manchester-Liverpool është 80 kilometra. 47-vjeçarja është parë sipas të dhënave të hartës duke përshkruar 1.6 kilometra për 1 minutë e 40 sekonda.

Një mik i Zakrzewski-t, e cila është doktoreshë, tha se ajo ishte ndjerë sëmurë dhe ka kërkuar ndjesë për shqetësimin që është krijuar.

Zakrzewski kishte fituar në Shkurt një maratonë në Tajvan. Për Britaninë e Madhe ajo ka fituar disa medalje. Në vitin 2020 ajo fitoi një garë 24-orëshe që u mbajt në Australi. Zakrzewski ka disa rekorde në Skoci dhe Britani./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share