Formula 1: Sebastian Vettel pranë rikthimit te Red Bull

Piloti gjerman Sebastian Vettel, pas tërheqjes nga sporti vitin e kaluar, është padyshim një nga personazhet që i mungon Formula 1. Në karrierën e tij ai fitoi 4 tituj kampionë bote kur pilotonte makinën Red Bull, por sipas “Sky Sports F1”, piloti gjerman mund të rikthehet te skuadra ku triumfoi.

Këtë herë jo si pilot, por në rolin e drejtuesit. “Mund të kemi një rikthim surprizë të Vettel që këtë vit te Red Bull. Ai ka vendosur të mos pilotojë më, por do të jetë pranë Red Bull si drejtues, duke zënë vendin e Helmut Marko në krye të skuadrës”, shkruajnë mediat gjermane.

Kështu, te skuadra që po dominon këtë sezon në Formula 1 mund të ketë ndryshime në stafin drejtues edhe pse Christian Horner do të vijojë me detyrën e tij si drejtori sportiv i garave. Ardhja e Vettel do të jetë një ndihmë e madhe për të, një pilotm me përvojë që mund të ndihmojë Verstappen.

Lexo gjithashtu

Fiton boksieri Hysa

Boksieri shqiptar Nelson Hysa mbrojti me sukses titullin UBO në ndeshjen kundër rivalit namibian Vikapita Meroro. Ndeshja që…
Më tepër
Total
0
Share