Parlamenti Evropian miratoi masa gjithëpërfshirëse që synojnë uljen masive të emetimeve të gazrave serë të BE-së, duke përfshirë futjen e një takse kufitare të karbonit për importet.
Hapi kristalizon një plan ambicioz të BE-së për të reformuar tregun evropian të karbonit duke ulur kuotat e gazeve ndotëse. Ligjëvënësit miratuan ndryshimet me 413 vota pro, 167 kundër dhe 57 abstenime.
“Me votat e sotme, ne arrijmë një tjetër moment historik”, shkroi në Tëitter shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Ajo u kërkoi vendeve anëtare të BE-së të japin miratimin përfundimtar për ligjet në mënyrë që ato të hyjnë në fuqi.
Sipas legjislacionit të ardhshëm, emetimet e karbonit të Bashkimit Evropian do të reduktohen me 62 për qind deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet në 2005 – një hap i madh nga një objektiv i mëparshëm për një ulje prej 43 për qind.
Kjo masë kërkon që importuesit në BE, produktet e të cilëve tejkalojnë normat e karbonit të bllokut, të kenë një çertifikatë emetimi. Fillimisht të orientuar drejt sektorëve më ndotës prodhuesit e çelikut, aluminit, çimentos, plehrave dhe energjisë elektrike eurodeputetët shtuan gjithashtu edhe furnizuesit e hidrogjenit dhe Brukseli po kërkon të zgjerojë listën për prodhuesit e kimikateve organike dhe polimereve.
Taksa e karbonit do të fillojë si në formë pilot në tetor të këtij viti përpara se të zgjerohet midis 2026 dhe 2034. Deri tani, Kina po zgjeron shumë flotën e saj të termocentraleve me qymyr, pavarësisht premtimit për të ulur emetimet e karbonit deri në vitin 2030 dhe më pas do të reduktohet në zero deri në vitin 2060.
Më pas vijnë Shtetet e Bashkuara, historikisht emetuesi më i madh i gazit të karbonit, i cili ka një strategji afatgjatë për të arritur zero neto deri në vitin 2050.
Klan News