Ngjarje e rëndë në Tetovë / Vajza 14 vjeçare viktimë e dhunës fizike dhe seksuale

foto ilustrim
foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tetovë ku një vajzë 14 vjeçare ka qenë viktimë e dhunës fizike dhe seksuale. Autor i sulmit, siç raportohet ka qenë fqinji i saj 19 vjeçar, i ndihmuar edhe nga një tjetër person, informon KlanM.

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër një personi për veprën penale përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare, në pajtim me nenin 188 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“I dyshuari 19-vjeçar ka sulmuar seksualisht një vajzë 14-vjeçare më 12 prill, në afërsi të tregut afër objekteve të vjetra të Universitetit Shtetëror të Tetovës, duke përdorur forcë dhe kërcënime. Ai së bashku me një person tjetër të panjohur e kanë takuar viktimën në një rrugicë teksa ajo ishte duke ecur drejt tregut. I dyshuari, përndryshe fqinji i saj, e ka tërhequr për krahu drejt një veture të parkuar aty pranë. Personi tjetër e ka hapur veturën, pas çka i dyshuari e ka goditur viktimën në fytyrë dhe e ka futur me forcë në sediljen e pasme. Automjeti drejtohej nga një person i panjohur, i cili i ka mbyllur dyert dhe i ka larguar 200 metra, më pas e ka parkuar veturën dhe ka dalë. I dyshuari dhe viktima kanë mbetur në sediljen e pasme, me çka e ka detyruar vajzën të kryejë akte seksuale duke përdorur forcë. Më pas ka telefonuar personin e panjohur dhe së bashku me makinën e kanë kthyer viktimën në vendin ku e kanë marrë. I dyshuari e ka kërcënuar se do ta vriste nëse i tregonte dikujt për ngjarjen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, përcjell KlanM.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, duke vlerësuar se ai mund të ikë për të ndikuar mbi dëshmitarin apo viktimën ose për të përsëritur veprën penale. Gjykata pranoi propozimin e prokurorisë dhe të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share