Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se dje, rreth orës 11:20 plumbi qorr ka dëmtuar xhamat e një banese në Gostivar.
Rastin në polici e ka denoncuar pronarja e banesës, A.A.(42).
“Dyzet e dy vjeçarja A.A. dje (17-prill) në ora 11:20 në SPB Tetovë ka raportuar se në orë të pacaktuar plumbi qorr ka shkaktuar dëme të dukshme në xhamat e dy dhomave të banesës së saj në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar. Nuk ka persona të lënduar. Ekipi i DPB- Gostivar ka kryer inspektimin dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thanë nga SPB Tetovë.