VMRO-DPMNE: Foli shqip me ministrin spanjoll – të dorëhiqet Osmani

“PËRGJEGJËSI PENALE – GJUHË ZYRTARE ËSHTË MAQEDONISHTJA”

Në takimin zyrtar me Shefin e diplomacisë spanjolle, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka përdorur vetëm gjuhën shqipe edhe pse dihet se cila gjuhë është zyrtare për përdorim ndërkombëtar.

Akuza, sic njofton KlanM, vjen nga VMRO-DPMNE-ja të cilët thonë se me këtë shkelet Kushtetuta dhe Marëveshja Kornizë. Opozita kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

“Kërkojmë përgjegjësi penale për Osmanin, organet kompetente menjëherë të ngrejnë procedurë dhe përfundimisht në Maqedoni të ngrihet procedurë adekuate për vepra që cënojnë imazhin e vendit. Osmani të dorëhiqet nga pozita Ministër i Jashtëm dhe është më e pakta që mund ta bëjë pas këtij veprimi joshtetërore dhe nënçmues për qytetarët e Maqedonisë” – tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE, sic percjell KlanM, thotë se Qeveria LSDM-BDI dhe Bujar Osmani si Ministër I Jashtëm, shkelin vlerat kombëtare, duke I bërë thirrje Osmanit të nis ta respektojë vendin dhe në komunikimet ndërkombëtare të prononcohet në gjuhën zyrtare maqedonase.

Akuzat e VMRO-DPMNE-së, sic njofton KlanM, kanë të bëjnë për press-konferencën e përbashkët gjatë vizitës njëditore të Ministrit të Jashtëm të Spanjës, Hoze Manuel Albarez, të premten më 14 Prill në Shkup, ku u nënshkrua edhe memorandumi I bashkëpunimit ndërmjet RMV-së dhe Spanjës për zhvillimin e bashkëpunimit në procesin e anëtarësimit të vendit në BE. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share