Sadio Mane raportohet se është dënuar me gjobë prej më shumë se 300 mijë euro nga Bayern Munichi.
Ky dënim për senegalezin vije pasi ai goditi me grusht shokun e skuadrës, Leroy Sane, pas humbjes 3:0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Express.
Pas këtij rasti, Mane u suspendua nga Bayerni për ndeshjen e radhës, që e zhvilloi të shtunën ndaj Hoffenheimit në Bundesligë.
Gazetari nga “Sky”, Florian Plettenberg, që është edhe i afërt me “Bavarezët” ka raportuar se 31-vjeçari është gjobitur me më shumë se 300 mijë euro.