NBA: Miami, Lakers e Denver fitojnë ndeshjet e para të çerekfinales

Kompletohen  ndeshjet e para të  ndeshjeve çerekfinale të plaj off-it në Ligën amerikane të basketbollit NBA, ku nuk mungojnë as  surprizat  në të dyja  Konferencat

Milwaukee në cilësinë e vendasit është befasuar nga Miami, duke  humbur  me rezultat 117-130 . Më efikas ishte Jimmy Butler me 35 pikë e 11 kërcime, ndërsa te skuadra vendase më efikas ishte Middleton me 33 pikë. Por lajmi më i keq për skuadrën vendase ësht dëmtimi i Giannis Antetokounmpo, që u lëndua në shpinë pas një rrëzimi, pas vetëm 10 minutash lojë.

Befason edhe ekipi i Lakers me  fitore  në transfertë ndaj  Memphis  me rezultat  128-112. Në ekipin fitues pesë lojtarë realizuan mbi 19 pikë, çka tregon për forcën e kolektivitetit, ndërsa më efikas ishte Hachimura me 29 pikë. Te vendasit më efikas ishte Jakson me 31 pikë.

Në transfertë  fiton edhe ekipi i Clippers në përballjen me Phoenix me  rezultatin 115-110. Më efiukas ishte Kawhi Leonard me 38 pikë. Nga ana tjetër Durant e Booker realizuan 53 pikë. Denver me lojë të shkëlqyeshme mundi Minnesotan me rezultat 109-80. Më efikas ishte Marray iI  cili realizoi 24 pikë.

Rezultatet e ndeshjeve të para Çerekfinale – Lindje

Philadelphia – Brooklyn, (1-0)

Boston – Atlanta, (1-0)

Cleveland – Nju  Jork, (0-1)

Milwaukee – Miami, 117-130 (0-1)

Rezultatet e ndeshjeve të para Çerekfinale – Perëndim

Sacramento – Golden State, (1-0)

Memphis – Lakers, 112-128 (0-1)

Phoenix – Clippers, 110-115 (0-1)

Denver – Minnesota, 109-80 (1-0)

Shaban Sinani /KlanMacedonia/                            

Lexo gjithashtu
Total
0
Share