Sulmuesi shënon golin e 9-të sezonal, i jep fitoren në fund Vorskla
Kalimi në Ukrainë ka rezultuar produktiv për Taulant Seferin. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare nuk di të ndalet së shënuari, teksa kësaj here i dha fitoren skuadrës së tij.
Në një ndeshje të ekuilibruar përballë Odessa, Seferi nxori nga repertori të gjithë talentin e tij për të shënuar golin e 3 pikëve për Vorskla. Pesë minuta para fundit, 26-vjeçari lëvizi bukur shumë pranë zonës së vogël dhe me një goditje të lehtë kapi në befasi portierin kundërshtar.
Një gol tepër i bukur për nga ana e realizimit, me Seferin që ngjitet kështu në kuotën e 9 golave të shënuar në kampionatin ukrainas. Me këtë fitore të dhuruar nga shqiptari, Vorskla ngjitet në kuotën e 26 pikëve në vendin e tetë.
Klan News