Goditet me snajper në kokë, plumbi kap helmetën
Imazhe të pabesueshme vijnë nga lufta e ashpër në Ukrainë. Ky është momenti kur një ushtar rus i shpëton mrekullisht vdekjes pasi qëllohet nga një plumb në kokë, i cili mendohet të jetë lëshuar nga një snajper.
Ushtari, pjesë e mercenarëve të Vagner, shihet teksa goditet nga plumbi në helmetë dhe pasi kontrollon veten dëgjohet të thotë “Jam ende gjallë”.
Plumbi kap kamerën Go-Pro në helmetën e tij dhe devijon, duke e lënë atë përkohësisht të trullosur dhe konfuz në zemër të zonës së luftës në Bakhmut.
Ndërkohë që ushtarët e tjerë dëgjohet t’i thonë se është njeri me fat.
Më pas dëgjohet një zë duke bërtitur dhe duke paralajmëruar se skuadrilja është në syrin e një snajperi ukrainas.
Ngjarja është filmuar në zonën e Bakhmutit, atje ku dhe përleshjet mes palëve aktualisht janë më të rënda në javët e fundit.
Tv Klan