“Kurti nuk ka treguar përkushtim për tejkalimin e krizës”
Ekonomia ne Kosovë ka marrë një goditje të madhe për shkak të ndaljes së investimeve kapitale. Sipas një raporti të Institutit GAP, thuhet se Qeveria e Kosovës performon dobët sa i përket realizimit të investimeve kapitale.
“Ligji për buxhetin nuk po respektohet nga Qeveria. Vetë e aprovon, e propozon dhe e përgatit dhe nuk i realizon vetë”.
Kritika për uljen e investimeve kapitale ka edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.
“Realisht mbetjet e rezervave të parave të pashfrytëzuara që janë rreth 760 milionë euro tregon se investimet kapitale kanë ngecur dhe kjo është tepër e dëmshme për zhvillimin ekonomik, për arsye se kur nuk ka investime kapitale, vjen pikërisht edhe rënia ekonomike.”
Ai shton se si pasojë mos hedhjen në qarkullim të mbi 700 milionë euro, Kosova i ka humbur rreth 1 miliard euro në qarkullim, ku 1 mijë kompani mund të përfitonin nga investimet publike.
Tv Klan