Presidenti Vladimir Putin miratoi një ligj të ri që u mundëson autoriteteve të lëshojnë njoftim elektronik për mobilizimin e rekrutëve dhe rezervistëve. Rregullat e deritanishme të shërbimit ushtarak rus parashikonin që ata të njoftoheshin personalisht për mobilizimin në ushtri.
Disa aktivistë për të drejtat e njeriut thonë se ky ligj bie ndesh me Kushtetutën e Rusisë.
Sipas Kremlinit, që prej shtatorit të vitit të kaluar, kur Presidenti Putin udhëroi mobilizim mbarëkombëtar, më shumë se 300,000 burra janë thirrur për të luftuar në Ukrainë.
Sipas të dhënave nga revista “Forbes Russia” më shumë se 700 mijë burra janë larguar nga Rusia për t’i shpëtuar thirrjes së detyruar në ushtri.
Analistët në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me seli në Uashington vlerësojnë se së paku 200,000 trupa ruse janë plagosur ose vrarë në Ukrainë që prej nisjes së agresionit nga Kremlini.