SHKUPI PËR PASHKËT “QYTET FANTAZMË”!
Shkupi sot dukej si “qytet fantazmë” me rrugë të zbrazura dhe pa frekuentimin e qytetarëve, njofton KlanM.
Pamjet rikujtojnë kohën e “karantinës”, por jo. Myslimanet janë në ditët e fundit të ramazanit e besimtaret ortodoks sot festojnë Pashkët. Të gjitha rrugët çonin drejt tempujve fetarë.
Qytetarët dërgojnë mesazhe dhe urime për Pashkët.
“Vërtetë u ringjall, për shumë vite, të jemi shendosh e mirë. Duhet ta dinë politikanët por e dimë të gjithë se në çfarë situate jemi. Të jemi të gjithë shendosh e mirë, ti respektojmë traditat, festat e krishtera dhe të gjithë tjerët, shëndet, dhe dashuri.”
“Urime festa, për shumë vite le te jetë Jezu krishti u ringjall – vërtet u ringjall, dashuri dhe paqe për njerëzit, fëmijët të rriten në normalitet, përse u lutet më shumë? Për shëndet, fat.” – deklaroi Gordana, qytetare.
Por, edhe në këtë festë të madhe krishtere, qytetarët janë të zhgënjyer nga politika dhe situata e përgjithshme ekonomike e politike.
“Gjithçka është mirë tek ne por populli nuk bën, që nuk është i bashkuar ajo është puna më e keqe, të gjithë shohin vetëm për xhepin e vet, kjo nuk është e mirë për të gjithë shtetin, do ta boshatisim shtetin, 500 vite ka qenë nën robërinë turke dhe 100 vite në robëri të bullgareve dhe serbeve dhe tani përsëri do e japim në robëri. Nuk është mirë jo. “
“Ku është Lubço Georgievski, unë jam i VMRO-së dhe nuk e dua, u mbush dhe iku, nuk është mirë, popullin nuk bën, duhet para popullit të gjykohet, të gjithë politikanët u mbushën mirë dhe tani populli le të vuajë.” – tha Vele Dojçinovski, qytetar.
Simboli i Pashkëve janë vezët e ngjyrosura. I pari kumton lajmin për ringjalljen e Krishtit kurse I dyti e konfirmon.
Ringjallja e Krishtit është festë që bashkon besimin dhe traditën kurse nis në të Enjten e madhe kur amviset ngjyrosin vezët e Pashkëve. Ngjyra e kuqe simbolizon fitoren, kurse ka domethënies së Jezu Krishti me ringjalljen ka mposhtur vdekjen. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Avni Tahiri