Pagat: Funksionarët & punëtorët – si duket sofra për Pashkë e Bajram?!

LSM: PAGA E NJË FUNKSIONARI MBULON HARXHIMET E 2.5 FAMILJEVE

Sofra festive e pensionistëve dhe punëtorëve me pagë minimale do të jetë modeste, përkundër se gjatë këtij muaji pati rritje të pagave dhe pensioneve. Rritja për ta është minimale, krahasuar me pagën e funksionarëve që u rrit për 78%.

Me rritjen e pagave dhe pensioneve, pensionistët në sofrën festive mund të shtojnë një kilogram mish qengji dhe 30 vezë, punonjësit me pagë minimale dy kilogram mish qengji dhe 60 vezë, kurse funksionarët një tufë të tërë – njofton Radioja Evropa e Lirë duke e ilustruar përmes grafikës se si do duket sofra festive për pensionistët, punëtorët me pagë minimale por edhe për funksionarët, percjell KlanM.

Pensionet u rritën për 8.4%, paga minimale për mbi 12%, kurse pagat e funksionarëve 78%.

Radio Evropa e Lirë ka bërë kalkulimin se si do të duket sofra festive për këto tri kategori të qytetarëve.

Pensioni më i ulët është 12.000 denarë ose rreth 200 euro. Me rritjen pensionistët, sic percjell KlanM, fitojnë plus 1.000 denarë. Me këtë rritje mund të blejnë një kilogram mish qengji, 30 vezë dhe nga një kilogram domate dhe tranguj.

Paga minimale u rrit nga 18.000 në 20.000 denarë. Për Pashkët dhe Bajramin, me shumën e rritjes së pagës minimale, mund të blihen 2 kilogram mish qengji, 60 vezë, nga 2 kilogram domate dhe tranguj, me çmime të ngrira, kurse do t`u mbetet edhe për 1 kilogram speca.

Me vendim të Gjykatës Kushtetuese, këtë muaj u rritën pagat e funksionarëve. Por, sic njofton KlanM, pasi vendimi u miratua më 21 Mars, kurse hyri në fuqi dy ditë më vonë, ata në Prill morën pagë më të lartë vetëm për 8 ditët e fundit të muajit apo 16.000 denarë më tepër.

Nga muaji I ardhshëm kur e gjithë paga do t`u llogaritet me koeficientin e rritur, deputetët që deri tani kanë marrë nga rreth 60.000 denarë ose 1.000 euro, paga do t`u rritet për 46.800 denarë. Siç shihet në grafikën e REL-it, sofra e tyre do të jetë seriozisht e begatshme për festat.

Lidhja e Sindikatave, sic percjell KlanM, thotë se një funksionar me pagën e tij sipas llogarisë së re, mbulon dy shporta minimale sindikale, respektivisht me një rrogë mund të mbulojë harxhimet themelore për 2.5 familje.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, autoritetet paralajmëruan mundësinë e korigjimit të koeficientëve që të mos ketë paga të larta, por për momentin asgjë nga paralajmërimet. Zgjidhja do të kërkohet me ligjin e ri për pagat, por s`ka afate se kur duhet të miratohet.

Vendimi për paga më të larta, sic percjell KlanM, ka të bëjë për rreth 700 funksionarë – Presidenti I vendit, Kryeparlamentari dhe Kryeministri, Ministrat, Zv/Ministrat, deputetët, kryebashkiakët, drejtorë të firmave shtetërore. Ata do do të marrin paga më të larta nga 800 deri 1.500 euro.

Presidenti Stevo Pendarovski ka kritikuar vendimin për rritje të pagave të funksionarëve. Ai në një intervistë për Tv Sitel, pohoi se këto kritika nuk janë pritur mirë nga Qeveria. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share