“Në dorë të Zotit”, Messi flet për të ardhmen

Lionel Messi ka folur për të ardhmen e tij.

Argjentinasi kohët e fundit është perfolur për një rikthim të mundshëm te Barcelona, ku edhe presidenti Joan Laporta, e ka shprehur dëshirën e tij për rikthimin e ‘pleshtit’, shkruan IndeksOnline.

Ylli i PSG-së, i cili së fundi ishte pjesë e një fushate të Luis Vuitton, foli rreth këtyre spekulimeve, duke thënë se nuk e di çfarë e pret në të ardhmen, dhe fatin e tij e lë “Në dorë të Zotit”.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas… çfarë do të ketë e ardhmja ime.

Më pëlqen të imagjinoj, të mendoj për gjërat që mund të ndodhin, por vërtet nuk e di se cila do të jetë e ardhmja ime. Çfarëdo që Zoti dëshiron të jetë, do të jetë”, deklaroi Messi.

Lionel Messi nga 30 qershori do të jetë futbollistë i lirë, pasi i skadon kontrata me PSG-në./IndeksOnline/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share