NBA: Kompletohe çiftet e “Play-Off”-it

Tashmë janë mësuar edhe dy skuadrat e fundit që e kanë siguruar biletën në Play Off-in e ligës kryesore në basketboll, NBA.

Në Konferencën e Perëndimit, Minnesota triumfoi pa problem ndaj Oklahoma City me rezultat 120-95.

Lojtari më efikas te skuadra fituese ishte Karl-Anthony Towns, i cili realizoi 28 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime.

Ndërkohë në Lindje, Miami shënoi fitore ndaj Chicagos me rezultat 102-91.

Më efikas te skuadra fituese ishte Jimmy Butler me 31 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime.

Kështu në çerekfinale Milwaukee do të përballet me Miami, Cleveland me Nju Jork-un, Boston do të përballet me Atlanta , ndërsa Philadelphia me Brooklyn .

Denver do të ballafaqohet me Minnesotan, Phoenix do luajë me Los Angeles Clippers, Memphis do të ketë ndeshje të vështirë me ekipin Los Angeles Lakers.

Kampioni në fuqi Golden State Warriors do të ballafaqohet me Sacramento për një vend në çerekfinale./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share