Bombë tymuese në takimin elektoral të Kryeministrit të Japonisë

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, u evakuua me shpejtësi pasi një bombë tymuese u hodh drejt tij. Sipas asaj që shkruan BBC, kreu i qeverisë japoneze nuk pësoi asnjë lëndim.

Në lidhje me ngjarjen u ndalua një person. Incidenti ndodhi para se Kishida të jepte një fjalim në Wakayama. Një dëshmitar tha se pa një person që hodhi diçka dhe më pas nisi tymi, ndërsa të tjerë u shprehën se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm. Asnjë person nuk ka mbetur i plagosur.

Në video u shfaqën momentet kur oficerët e policisë mbajnë në tokë të arrestuarin. Si pasojë e ngjarjes ishin të shumtë njerëzit që vrapuan për t’u larguar.

“Zemra vazhdon të më rrahë shpejt”, tha një dëshmitar.

Sipas asaj që mësohet, takimi i Kishida-s ishte pjesë e fushatës elektorale. Duhet përmendur se sulmet e dhunshme janë shumë të rralla në Japoni. Megjithatë ka shqetësim për sigurinë rreth politikanëve pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe vitin e kaluar./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share