Gruaja nga Shkupi, doli nga vetura dhe ndërroi jetë në një stacion autobusi

Me datë 13.04.2023, në ora 21:14, SPB Shkup është raportuar se në një stacion autobusi në bulevardin “ASNOM”, në zonën e Aerodromit, është gjetur pa jetë M.G.(45) nga Shkupi.

Sipas denoncimit, derisa ka qenë në automjetin e pasagjerëve “Reno Kango” me targa të Shkupit, së bashku me të njohurin e saj T.N (50) nga Shkupi, 45  vjeçares i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, ka dalur jashtë veturës dhe aty ka ndërruar jetë në një pikë ndalese autobusi, përcjell Klan Macedonia.

Një mjek i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

Një ekip nga SPB Shkup ka kryer këqyrje të vendit të ngjarjes./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share