Kosovë – Mali i Zi: Marrëveshje për shërbime ajrore

KRYEMINISTRI I MALIT TË ZI DRITAN ABAZOVIQ NË KOSOVË

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Malit të Zi Dritan Abazoviq i cili po qëndron në Kosovë.

Kryeministri Abazoviq ka ofruar përkrahjen e Malit të Zi për Kosovën në sferën ndërkombëtare.

Të dy kryeministrat kanë diskutuar edhe për projektet e përbashkëta, sikurse lehtësimi i kalimit të pikave kufitare, për transportin e mallrave dhe dinamizmin për bashkëpunimin rajonal, ku kryeministri Kurti tha se e gëzon fakti që Mali i Zi ka ratifikuar marrëveshjet në kuadër të procesit të Berlinit.

Kryeministri Abazoviq para këtij takimi është pritur edhe nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama i cili e ka nderuar më çelësin e kryeqytetit.

Abazoviq do të qëndroj deri të shtunën në Kosovë ku është paraparë të zhvillojë një sërë takimesh

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share