Pentagoni: Antonio Guterres i ka shërbyer interesave ruse

Dosjet zbulojnë  biseda private midis shefit të OKB-së me zëvendësit e tij në lidhje me marrëveshjen e eksportit të grurit

Të tjera detaje të reja janë zbuluar nga dosjet e Pentagonit. SHBA beson se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së po vepron ne favor te interesave te Rusise.

Dosjet tregojnë se Uashingtoni ka monitoruar nga afër Antonio Guterres. Disa dokumente përshkruajnë komunikimet private që përfshijnë  Guterres dhe zëvendësit të tij që jane fokusuar në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi , ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia në korrik pas frikës së një krize globale ushqimore.

Aty thuhet se Guterres  ishte shumë dashamirës ndaj interesave të Rusisë kur rinegocionte marrëveshjen e grurit të Detit të Zi. “Guterres theksoi përpjekjet e tij për të përmirësuar aftësinë e Rusisë për të eksportuar edhe nëse kjo përfshinte subjekte apo individë të sanksionuar rusë”, thuhet në dokument. Veprimet e tij po minonin përpjekjet për ta mbajtur Moskën përgjegjëse për veprimet e saj në Ukrain”.

Dokumentetet bwhen publike teksa Kremlini paralajmëroi se perspektiva për zgjatjen e marrëveshjes përtej 18 majit ishte jo aq e madhe sepse eksportet e tilla të Rusisë ende përballeshin me pengesa.

 “Asnjë marrëveshje nuk mund të qëndrojë në njërën këmbë. Në këtë drejtim, sigurisht, duke gjykuar nga gjendja e lojës sot, perspektiva për zgjerimin e saj nuk është aq e madhe,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. 

Një dokument tjetër që daton në shkurt të këtij viti pretendon se Guterres shprehu zhgënjim ndaj një thirrjeje nga presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, që Evropa të prodhojë më shumë armë dhe municione  si rezultat i luftës në Ukrainë. Një prej zyrtarëve të OKB-së pas publikimit të dokumenteve në lidhje me Guterres është shprehur se sekretari i Përgjithshëm ishte shtyrë nga nevoja për të zbutur ndikimin e luftës tek më të varfërit në botë”.

 Marrëveshja e eksportit u ndërmjetësua nga OKB- ja dhe Turqia në korrik të vitit të kaluar për të ndihmuar në trajtimin e krizës globale të ushqimit që zyrtarët e OKB-së deklaruan se ishte përkeqësuar nga konflikti në Ukrainë. Muajin e kaluar, Rusia ra dakord të rinovojë marrëveshjen vetëm për rreth 60 ditë.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share