IGORI KËRKON QË ILAÇI TË SIGUROHET PËR ATË DHE 70 PACIENTË TË TJERË
70 pacientë me fibrozë cistike kanë mbetur pa ilaçin trikafta. Njëri prej tyre, sic njofton KlanM, është Igor Pehçevski i hospitalizuar 14 ditë në Klinikën e Fëmijëve.
“Jam shumë i revoltuar se para syve të mi morra vesh se do të shpërndahet ilaçi, ndërsa unë jam këtu i hospitalizuar, u nda ilaçi ndërsa unë ilaçin nuk e mora edhe pse jam i hospitalizuar 14 ditë” – tha Igor Pehçevski, pacient.
Institucionet shëndetësore ende nuk kanë kontaktuar kompaninë për prokurimin e barit “Trikafta”, as nuk diskutohet për planin me të cilin do të marrin ilaçin të gjithë pacientët.
“Mos dhashtë Zoti që edhe dikush tjetër të ndërrojë jetë. Nuk dëshiroj të më ndodh mua por as askujt. U bëjë thirrje institucioneve, ka një muaj që kaloi nga ndryshimet ligjore. Vet kryeministri tha se pas ndryshimeve ligjore ilaçi trikafta do të jetë i disponueshëm për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për të” – tha Igor Pehçevski, pacient.
Pacientët me fibrozë cistike, sic njofton KlanM, e kërkojnë këtë ilaç që prej vitit 2020, prej muajsh kanë apeluar dhe protestuar, duke kërkuar nga shteti që t’u sigurojë ilaçin i cili përmirëson ndjeshëm shëndetin e tyre.
“Nuk do të dorëzohem deri se të gjithë pacinetët nuk do ta marrin ilaçin”. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi