Kovaçevski: Marrëveshja me ”Behtel & Enka” ka shkallë besueshmërie

AUTOSTRADAT MË TË MIRA TË RAJONIT JANË NDËRTUAR NGA “BEHTEL&ENKA”

Nuk është sekret shtetëror por ka një shkallë besueshmërie – ka theksuar Kryeministri Dimitar Kovaçevski për marrëveshjen midis RMV-së dhe “Behtel dhe Enka” si arsyetim përse nuk është bërë publike me qëllim që edhe opinion të ketë qasje. Kryeministri, sic njofton KlanM, marrëveshjen do t`ua jep vetëm institucioneve.

“Kur Prokuroria do ta kërkojë marrëveshjen, do ta marrin konform procedurave për shkak se ka shkallë besueshmërie. Bëra edhe një thirrje, ndoshta për të pestën herë e përsëris. U bëj thirrje Qeverive të SHBA-ve dhe Turqisë të thonë nëse dikush prej tyre apo kompanive nga vendet e tyre ka kërkuar dicka lidhur me këtë project. Përse? Për shkak se opozita akuzaon se dikush ka dashur që përmes këtyre kompanive të realizojë përfitime të caktuara dhe për këtë shkak u bëj thirrje që të japin qëndrimin” – tha Dimitar Kovaçevski.

Por, me cilat resurse do të ndërtohet Korridori 8? “Behtel dhe Enka” do të duhet të shfrytëzojnë 51% resurse të vendit, kurse pjesa tjetër nga jashtë, që të përfundojë projekti – ka deklaruar Kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, ka theksuar se nëse deputetët vetëm për këtë projekt strategjik me rëndësi kombëtare, pajtohen të ketë 60 orë javë pune, do të mbeten më shumë mjete për vendin.

“Askush nuk do të detyrohet të punojë 60 orë në javë. Secili që do të pajtohet vullnetarisht, sipas marrëveshjes kolektive do të paguhet jashtë orarit të punës dhe plus 50% për punë gjatë së dielës. Nëse mbetet 40 orë, projekti do të zgjat më shumë dhe do të paguhet fuqi më e madhe e punëtorëve dhe “Behtel dhe Enka” do të sjellin punëtorë të huaj” – tha Kovaçevski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, ka theksuar se kompania “Behtel dhe Enka” ka ndërtuar autostradat e rajonit, në Kosovë, Shqipëri, Serbi dhe Kroaci, për të cilat tha se janë më të mirat në Ballkan, duke siguruar se mënyra e punës do të jetë edhe për autostradat e vendit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share