“LEVICA”: Nuk do të lejojmë rehabilitimin e armiqve tanë historik “vrhovistëve” dhe “ballistëve”!

Qëllimi i vizitës së varrit të liderit komunist shqiptar ishte për ta shtrirë dorën e bashkëpunimit midis “Levicës” dhe të majtëve të rinj shqiptar – kundërpërgjigjet “E Majta” ndaj reagimeve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

Siç përcjell KlanM komunikatën e “Levicës”, ky bashkëpunim shtyhet nga kultura politike klero-fashiste e secesionizmit dhe destruktivitetit që imponohet përmes partive, sic thonë nga “E Majta”, të pakicës shqiptare në Maqedoni.

“Enver Hoxha është simboli i rezistencës antifashiste të fqinjve tanë kundër okupimit Italian dhe për këtë shkak nuk është për t`u befasuar reagimi i LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, si parti që kremtojnë gjakatarët e kombit maqedonas sikurse Vanço Mihajlovi dhe Mbreti Borisi i Tretë dhe përpiqen ta fshijnë viktimizimin e partizanëve maqedonas dhe luftën e tyre kundër kupatorëve fashist” – thuhet në reagimin e “Levicës”.

Levica, siç transmeton KlanM reagimin e kësaj partie, si frenuese e fundit para bullgarizimit dhe federalizimit të Maqedonisë nuk do të lejojë të realizohen agjenda të huaja që sërish të robërohet shteti nën ndikimin fashist përmes rehabilitimit të armiqve tanë historik sikurse “vrhovistët” dhe “ballistët”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share