Shkup: Çarshia e vjetër si instrument për nxitje të urrejtjes ndëretnike?!

“Tregtarët të mllefosur, turistët aspak konfuz”

Flamuri serb në shtyllë elektrike në hyrje të fshatit Ljubodrag të Kumanovës, njofton KlanM.

Flamuri Turk në disa vende të Çarshisë së Shkupit.

Por gazetares së TV Kanal 5 i ka bërë përshtypje vetëm flamuri shqiptar i vendosur pranë dyqanit që shet suvenire në Çarshi. E pronari i këtij dyqani tha për KlanM arsyen përse e ka vendosur.

“Flamur ke të Evropës, Turqisë, Bosnjës, Serbisë tek rruga e artorëve të gjitha i ke, nuk me pengon, nuk e di çka u pengon flamuri, e çfarë të bej unë që shes flamur të Maqedonisë, të Shqipërisë, a prish punë?”, tha Rexhep Bajrami, shitës në çarshi.

Titulli i lajmit të djeshëm të Kanal 5 ishte se në cilin shtet ndodhet Çarshia e vjetër e Shkupit?

Këtë pyetje vendosëm t`ua bënim turistëve që sot ishin në Çarshi, përveç kësaj, siç njofton KlanM, i pyetëm se a e dallojnë flamurin shqiptar nga ai i Maqedonisë së Veriut dhe a i bën konfuz se në cilin shtet ndodhen nëse e shohin të vendosur në Çarshi?

–         Në cilin shtet gjendet Çarshia e vjetër?

–         Në Maqedoninë e Veriut.

–         Nëse e shikon flamurin atje i cilit shtet është?

–         I Shqipërisë

–         Kur shoh flamurin shqiptar e di që ka qytetarë shqiptar këtu dhe influence kulturore dhe njerëz që identifikohen me këtë flamur.

–         Nëse e shikon atë flamur atje, e dini se i cilit shtet është?

–         I Shqipërisë

–         Ju jeni në RMV tani, dhe keni ardhur të vizitoni çarshinë e vjetër të Shkupit

–         A do tu bënte konfuz ky flamur se në cilin shtet jeni?

–         Jo,

Ndryshe titulli i lajmit të djeshëm dhe pyetja se në cilin shtet ndodhet Çarshia e Shkupit e publikuar nga TV kanal 5, sic njofton KlanM, nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale e kjo gjë vërehej edhe sot në çarshi nga pronaret e disa dyqaneve të cilët sot reaguan për lajmin e djeshëm. Rikujtojmw se nxitja e urrejtjes ndëretnike është e dënueshme me ligj. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share