Iftaret e përbashkëta: Politikanët respektojnë traditën!

MESAZHE PAQEJE, RESPEKTI DHE SOLIDARITETI

Familja Mamuti nga Shkupi, në iftarin e parë të Ramazanit, pati një mysafir special. Ishte Presidenti Stevo Pendarovski që përmes vizitës së kësaj familjeje uroi besimtarët myslimanë për Muajin e shenjtë të Ramazanit.

Tashmë është bërë traditë që politikanët dhe partitë politike të shtrojnë iftare gjatë Ramazanit, percjell KlanM.

Por, krahas përplasjeve në skenën politike, duket se “rivaliteti” Qeveri – VMRO DPMNE është transferuar edhe në terminet e iftareve. Kjo, pasi mbrëmë, dy forcat organizuan iftaret e zakonshme.

“Në këtë iftar, jemi bashkë në tavolinë, ndajmë bukën dhe respektin e ndërsjelltë si një reflektim të vlerave për të cilat jemi përcaktuar. Këtë vit Ramazani përputhet me Pashkët, agjërohet ndryshe, por mesazhet janë të njëjta” – ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski në cilësinë e nikoqirit të iftarit ku ishin të pranishëm, kreu I BFI-së, Kryeparlamentari, Ministra, kryetarë të partive politike, gazetarë e të tjerë.

Nikoqir në një ngjarje tjetër iftari, sic njofton KlanM, ishte edhe kreu I opozitës, Hristijan Mickoski, I cili në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë fotografi nga ky organizim duke çuar mesazhin se “gjatë kësaj nate me tyë ftuarit ka biseduar për sfidat aktuale, kohërat e vështira dhe për të ardhmen”.

Në kohën kur iftaret gjithandej botës shtrohen nga sheshet e qyteteve e deri tek stadiumet, sic percjell KlanM, mediat kanë transmetuar organizimin e iftarit nga ana e Presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski.

“Nisim një traditë në Ukrainë, iftar të nivelit zyrtar, bashkë me heronjtë tanë, ushtarët mysliman, bashkw me Mexhlisin e Tatarit të Krimesë dhe komunitetit mysliman në Ukrainë” – ka shkruar Zelenski në rrjetet sociale.

Derisa iftare vazhdojnë të organizohen nga institucione të ndryshme shtetërore, organizata joqeveritare e humanitare, sic percjell KlanM, pamje të magjepse vijnë nga Çarshia e Shkupit, ku një iftar në ambient të hapur mahniti komunitetin mysliman dhe jo vetëm. Çdo koment tjetër do të ishte i tepërt. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share