Aksidentoi 45-vjeçarin në Tetovë dhe iku nga vendi i ngjarjes

Dje (11-prill) në ora 14:30 në SPB-Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Vidoja Smilevski-Bato” dhe “Lubo Bozhinovski” në Tetovë, një veturë BMW e cili menjëherë është larguar nga vendi i aksidentit ka goditur këmbësorin 45-vjeçar A.B. nga Tetova.

Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Ekipi nga SPB-Tetovë ka kryer këqyrje të vendin e aksidentit dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share