Mesfushori Paredes debatoi ashpër me trajnerin Allegri për mungesën e aktivizimit
Stërvitja pas Pashkëve nisi me nerva të tendosura dhe tension te Juventusi. Leandro Paredes debatoi me trajnerin Masimiliano Alegri.
Por Paredes zgjodhi që të mos merrte pjesë në drekë. Kjo sjellje duket se ka përcaktuar të ardhmen e argjetiansit. Mesfushori u bë pjesë e “Zonjës së Vjetër” verën e kaluar si i huazuar nga PSG.
Këtë sezon Paredes ka bërë 25 paraqitje për bardhezinjtë dhe gjithsej 1086 minuta të luajtura, ku nuk ka shënuar asnjë gol, ka dhënë një asist, e ka marrë katër kartonë të verdhë e një të kuq.
Me eliminimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Juventusi nuk është i detyruar ta blejë kartonin e tij.
Argjentinasi kushton 24.8 milionë euro, por bardhezinjtë nuk e kanë në planet e tyre. Në qershor Paredes do të rikthehet te PSG, me të cilin ka edhe një vit kontratë. Argjentinasi paguhet 7.5 mln euro në vit, e te Juvja vetëm Potgba fiton më shumë se ai, 8 mln euro .
Klan News