Qeveria: Çmime të reja për pemët dhe perimet

Nga nesër një pjesë e pemëve dhe perimeve, për të cilët pati “ngrirje” të çmimeve do të shtrenjtohen për disa denarë, njofton KlanM.

Qeveria ka miratuar vendim për ndryshimin e vendimit për përcaktimin e çmimeve më të larta për produkte të caktuara në tregtinë me pakicë.

Sipas vendimit të fundit, sic njofton KlanM, çmimet më të larta do të jenë si vijon;

95 denarë për 1 kg domate

95 denarë për 1 kg tranguj

70 denarë për 1 kg qepë

100 denarë për 1 kg speca të freskët të gjelbër

95 denarë për 1 kg fasule

110 denarë për 1 kg tjerrëz

75 denarë për 1 kg banane

60 denarë për 1 kg portokall

60 denarë për 1 kg limona.

Ky vendim hyn në fuqi me ditën e publikimit në “Gazetën Zyrtare” të RMV-së, kurse sic njofton KlanM, do të zbatohet deri më 30 Prill 2023.

Çmimet u korigjuan për shkak se importuesit, që me vite kanë dorëzuar fatura të rreme në doganë për të paguar më pak taksa, përfundimisht kanë nisur t`i paraqesin çmimet e rregullta. Njëkohësisht me vendimin do t`u dilet në ndihmë edhe prodhuesve vendor – thonë ekspertët.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share