Rasti i vdekjes së foshnjës, jep dorëheqje drejtori – vijon inspektimi i jashtëzakonshëm në Klinikën e Manastirit

Drejtori i Spitalit Klinik të Manastirit ka dhënë dorëheqje pas rastit të vdekjes së foshnjës. Ndërkaq inspektoriati shtetëror sanitar po bën inspektim të jashtëzakonshëm, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, informon Klan M.

”Në lidhje me rastin e të porsalindurit të ndjerë në Spitalin Klinik të Manastirit, ju njoftojmë se sot Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor është duke kryer inspektim të jashtëzakonshëm. Komisioni ka dalë në terren dhe po mbikëqyret për përcaktimin e rrjedhës së trajtimit të të porsalindurit të vdekur. Njëkohësisht u formua një komision për mbikëqyrje eksperte, i përbërë nga dy mjekë specialistë gjinekologë, një neonatolog, një anesteziolog, si dhe një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtori i Spitalit Klinik të Manastirit, dr. Aleksandar Obednikovski, paraditen e sotme, ka dorëzuar në Ministri dorëheqjen e parevokueshme për arsye morale” – thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share