Sot seanca me dëshmitarët në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Ditën e sotme do të nisë në Hagë procesi i dëgjimit të dëshmitarëve dhe paraqitjes së provave nga Prokuroria Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në rastin Thaçi janë gati 11 dëshmitarët e parë do të dëgjohen duke nisur nga kjo e martë. Prokuroria e Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë, ka bërë të ditur se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë.

Transmetimi në publik i seancës me dëshmitarët do të bëhet me 45 minuta vonesë dhe sipas Gjykatës së Hagës, kjo ka të bëjë me çështje konfidenciale të brendshme sepse ndoshta ndonjë palë gabimisht zbulon ndonjë informatë konfidenciale gjatë procedurës dëgjimore, ndaj nëse ndodh, ato pjesë të seancës dëgjimore do të hiqen përpara se të nisë transmetimi në publik.

Për shpërndaje të informatave konfidenciale me qëllim për të penguar procesin ose frikësuar dëshmitarët tashmë janë dënuar Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, të cilët kanë kryer veprat penale të zbulimit të informacionit të mbrojtur dhe kanë pasur synim të drejtpërdrejt zbulimin e identitetit të qindra dëshmitarëve dhe dëshmitarëve të mundshëm të Dhomave të Specializuara.

Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh.

Mbrojtja dhe mbështetja e dëshmitarëve nga ana e Gjykatës Speciale të Kosovës ka qenë një sfidë dhe proces mjaft i komplikuar. Pikërisht frikësimi i dëshmitarëve dhe asgjësimi i mundshëm i tyre ishte një prej arsyeve pse kjo gjykatë e Kosovës ndodhet në Hagë dhe jo në Prishtinë.

Rrjedhja e dokumenteve ka lëkundur besimin e dëshmitarëve. Një njësi e specializuar po merret me mbrojtjen dhe mbështetjen e dëshmitarëve. Dëshmitarët do të kenë pseudonime.

Gjykata e Kosovës në Hagë më shumë se çdo gjykatë paraprake i kushton rëndësi mbrojtjes së dëshmitarëve, masave mbrojtëse dhe sigurisë që ata të mos ndihen të frikësuar.

Janë marrë masat mbrojtëse që mbrojnë identitetin ose vendbanimin e dëshmitarëve është ndërmarrë fshirja e emrave dhe atyre ju ështe përcaktuar një pseudonim dhe nuk i ofrohen informatat publikut për identitetin.

Dëshmitë do të jepen përmes përdorimit të një pajisje për ndryshimin e pamjes dhe zërit. Po ashtu, dëshmitë do të ofrohen përmes televizorit me lidhje me internet me dy kanale duke i bërë të mundur dëshmitarit që të shohë edhe sallën e gjykimit dhe të personave të pranishëm, por publiku nuk mund ta shoh atë. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share