Debat i ashpër – Akuza dhe kundërakuza mes Bilallit dhe Zendelit (VIDEO)

Debat i ashpër u zhvillua në emisionin Klan Debat mes deputetëve Arta Bilalli Zendeli nga BDI dhe Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa. Tema e debatit dhe përplasja ishte 20 përqindëshi dhe ndryshimet kushtetuese. Arta Bilalli e akuzoi Fadil Zendelin se partia e tij nuk e ka hapur gojën për këto ndryshime derisa ka qenë pjesë e qeverisë me LSDM-në, ndërsa Fadil Zendeli ia kujtoi Bilallit kohën dhe dështimet, sipas tij të BDI-së në qeverisje me VMRO-në dhe LSDM-në.

Në debat u përfshi edhe deputeti i ASH-së, Atnan Neziri, i cili i doli në mbrojtje Bilallit të BDI-së duke akuzuar Lëvizjen besa si partnere të VMRO-së.

Ndiqeni diskutimin me tone të larta në videon më poshtë!

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share