Zjarrvënie e qëllimshme – Policia arreston 57-vjeçarin nga Merova

Digjen dy shtëpi dhe një kasolle

Mbrëmë në fshatin Merovë të Komunës së Zhelinës digjen dy shtëpi dhe një kasolle. Policia e Tetovës raporton për zjarrvënie të qëllimshme, duke njoftuar arrestimin e një 57-vjecari I cili përvec shtëpisë së tij ka tentuar ta djegë edhe shtëpinë e të afërmit.

“Mbrëmjen e djeshme (09-prill) rreth orës 21:20, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 57- vjeçarin A.A. nga Merova e Tetovës, i cili nga banorët e këtij fshati është raportuar se paraprakisht kishte djegur shtëpinë ku jetonte i vetëm dhe hambarin aty pranë dhe ka tentuar, sipas raportimit, të djegë edhe një shtëpi tjetër në pronësi të të afërmit të tij”, thonë nga MPB.

57-vjecari është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, kurse organet hetuese thonë se punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share