LSDM nominon Cvetanka Ivanovën në Grupin e Punës për Ndryshimet Kushtetuese

LSDM-ja ka nominuar Cvetanka Ivanovën si përfaqësuese në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese, njofton KlanM.

Sic përcjell KlanM komunikatën e LSDM-së, Ivanova është juriste e diplomuar, ka përvojë shumëvjeçare, është njohëse e shkëlqyer jo vetëm e Kushtetutës dhe ligjeve por edhe të procedurave parlamentare si deputete. Ka marrë pjesë në procese të rëndësishme dhe vendime të miratuara nga Kuvendi.

“LSDM-ja aktivisht do të merr pjesë në trupin e ekspertëve të formuar nga Ministria e Drejtësisë. Bëhet fjalë për process nga I cili varet anëtarësimi në BE, si interes kombëtar dhe shtetëror. Presim që përmes procesit të hapur dhe transparent, të arrijmë tek modeli më I mirë maqedonas për ndryshime kushtetuese, që do të thotë vazhdimin e rrugës evropiane” – ka deklaruar zëdhënësi I LSDM-së, Darko Kaevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share