SKOPJE BARAZON ME STRUGA TRIM LUM
Një fitore e vendasve, tre barazime dhe një fitore e ekipit mysafir, me 11 gola të shënuar, është epilogu i ndeshjeve të javës së 26-të në Ligën e parë të futbollit vendor.
Kampioni në fuqi FC Shkupi nga Prilepi kthehet me tre pikë pas fitores 6-0 kundë Pobedës në Prilep. Autor të golave pë “çairasit” ishin Adetunji 2, Cefas 2 dhe Alvarez dhe Danfa nga një gol. Me tre pikët Shkupi sërish kthehet në pozitën e dytë tani me 45 pikë dhe vazhdon të mbetet pretendent për titullin kampion.
Lideri në renditjen e tabelës Struga Trim Lum me golin e Besart Ibraimit në minutën e 15-të kishte epërsi deri në minutën e 87-të, kur kamerunasi Musinga barazoi rezultatin në 1-1. Struga Trim Lum vazhdon të mban pozitën e parë tani me 50 pikë.
Bregallnica në Shtip, shënoi fitore 2-1 kundër Makedonija Gj.P. Autor të golave pë vendasit ishin Gjeorgjiev dhe Nikollov, ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Jovkoviq.
Dy ndeshje të tjera Akademija Pandev -Rabotniçki dhe Tikveshi – Sileksi përfunduan me rezultat të barabart 0-0.
Përgatiti: Shaban Sinani