Mickoski: Dje mbylla çështjen e komisioneve sot përmbylli ndryshimet Kushtetuese

“S`KA NDRYSHIME KUSHTETUESE NË KËTË PËRBËRJE PARLAMENTARE”

Dje mbylla cështjen e komisioneve kushtetuese, kurse sot përmbylli cështjen e ndryshimeve kushtetuese. Kështu, sic njofton KlanM, ka deklaruar kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke ripërsëritur për të satën herë se në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë ndryshime kushteteuse.

“Të vetëdijshëm për cmimin politik dolën dhe dhamë propozimin për modelin kroat të preambulës kushtetuese. Dolën në sipërfaqe të gjitha gënjeshtrat dhe shpifjet se sa janë evropian Kovacevski, Pendarovski, Ali Ahmeti. Dhe, këtu përfundon. Unë jam I vetëdijshëm se ata nuk kanë temë tjetër, s`kanë as projekte as politikë e reforma dhe vazhdimisht do të përsërisin ndryshime kushtetuese. Unë këtu e mbylli këtë etëm. Dje e mbylla me komisionet sot e mbyll me ndryshimet kushtetuese. Dhe nga sot e tutje, përgjigja ime do të jetë e dini qëndrimin tim, ai është I pandryshuar – ndryshime kushtetuese nuk do të ketë në këtë përbërje parlamentare” – tha Hristijan Mickoski. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share