Cavani nuk tërhiqet, sulmuesi uruguaian ka plan të vazhdojë të luajë për Kombëtaren dhe Valencian

Sulmuesi i Valencias, Edinson Cavani, ka hedhur poshtë zërat se ka në plan që të tërhiqet nga futbolli në vitin 2023.

Uruguaiani ka si synim që të vazhdojë të luajë edhe për Kombëtaren, pavarësisht se në Shkurt mbushi 36 vjeç.

“Nuk jam këtu për të dalë në pension, dua të nis një rrugëtimt ë ri te Valencia. Nëse ndiej se gjërat nuk po shkojnë mirë, do t’i them klubit, por kjo nuk është në mendjen time akualisht. Gjithçka dua, është që Valencia të kthehet aty ku duhet të jetë. Jam shumë i lumtur me vendimin tim për t’u kthyer në Spanjë, e dua La Ligën”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kavani u bë pjesë e Valencias verën e shkuar si futbollist i lirë. Në këtë sezon, ai ka shënuar 5 gola nga 15 sfida, por nuk e ka festuar rrjetën për vitin 2023.

Valencia ndodhet në vend të 17 me 27 pikë, në renditjen e La Liga-s.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share