Zbulohen të tjera plane ushtarake për ofensivën e Ukrainës

Analistët paralajmërojnë se mund të jenë pjesë e luftës me dezinformata para operacionit të Pranverës

Garda e Nderit e Rusisë në lamtumirën e fundit për nxitësin kryesor të luftës kundër Ukrainës, Vladlen Tatarsky. Mijëra vetë u mblodhën në Moskë të shtunën pranë varrezave Troekurovskoe për të nderuar blogerin me emrin e vërtetë Maxim Fomin, që u vra pas një shpërthimi në një kafene në Shën Petersburg.

Ishte në ceremoni edhe kreu i mercenarëve Ëagner Yevgeny Prigozhin.

Vrasja e blogerit Vladlen Tatarsky ishte një goditje e fortë për moralin e rusëve në prag të kundërofensivës ukrainase.

Për këtë ofensivë dolën në dritë disa dokumente sekrete që zbulojnë përpjekjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për të ndërtuar forcat ushtarake të Ukrainës.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes si dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë po hetojnë rrjedhjen e këtyre dokumenteve të klasifikuar.

Analistët ushtarakë paralajmërojnë se duhet bërë kujdes me dezinformacionin, një armë e vjetër e nxjerrjes në qarkullit të dokumenteve sekrete e krijuar për të çorientuar kundërshtarin.

Dosjet e klasifikuara, duke përfshirë disa të shënuarasi “tepër sekret” dhe një tjetër si “sekret”, datojnë nga fundi i Shkurtit dhe fillimi i Marsit. Ato nuk zbulojnë data specifike apo detaje rreth ofensivës së pritshme pranverore të Ukrainës në lindje dhe jug të vendit.

Reagimi brenda Rusisë ishte i përzierë. Instituti për Studimin e Luftës tha se blogerët ushtarakë rusë janë “përgjigjur me ankth” ndaj dokumenteve të zbuluara, të cilat ofrojnë një pamje të pjesshme të luftës dhe vlerësime për aftësinë ushtarake të Ukrainës.

Instituti shtoi se ndërsa disa blogerë të shquar “e hodhën poshtë vërtetësinë” e dokumenteve, duke sugjeruar se ato janë false, ata gjithashtu theksuan se planet përmbajnë dezinformata nga Ukraina “që synojnë të ngatërrojnë dhe mashtrojnë komandën ushtarake ruse” përpara ofensivës.

Në front, forcat ruse përdorën raketat tokë ajër, raketahedhës dhe dronët e armatosur për të bombarduar provincat e Ukrainës që nuk i kontrollojnë plotësisht, duke shkaktuar viktima, dëme në ndërtesa dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Ushtria ukrainase tha se forcat ruse kryen 18 sulme ajrore, pesë sulme me raketa dhe 53 sulme nga raketahedhës të shumëfishtë.

Për herë të parë në gjashtë muaj, Ukraina do të rifillojë eksportin e energjisë elektrike, ndërsa infrastruktura e saj rimëkëmbet pas muajve të tërë sulmesh të përsëritura ruse.

Rifillimi i eksportit tregon se fushata e Rusisë për të “degraduar rëndë” sistemin energjetik të Ukrainës gjatë dimrit dështoi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share