Euro 2028: Injorohet Old Trafford, përzgjidhet Ettihad Stadium

Stadiumi i Manchester Cityt, Ettihad Stadium, është propozuar si një prej stadiumeve nikoqire për Kupën e Evropës, Euro 2028.

Britania e Madhe dhe Irlanda e kanë bërë ofertën e tyre për ta organizuar këtë garë.

Janë gjithsej 10 stadiume të propozuara, me Wembleyn si stadium të finales.

Mirëpo, sipas The Times, Ettihad Stadium ku luan Manchester City është preferuar dhe zgjedhur para Old Traffordit, stadiumit legjendar të rivalit lokal, Manchester Unitedit.

Lexo gjithashtu

Tension te Juventusi

Mesfushori Paredes debatoi ashpër me trajnerin Allegri për mungesën e aktivizimit Stërvitja pas Pashkëve nisi me nerva të…
Më tepër
Total
0
Share