Fermerët vendosin ngrohëse pranë pemëve për t’i ruajtur nga temperaturat e ulëta
Prania e një zjarri që ndizet pranë pemëve të qershisë mund të jetë skena perfekte e një filmi romantik, por realiteti është krejt tjetër. Pas disa javësh moti të butë, rënia e papritur e temperaturave përbën një kërcënim serioz për rritjen e frutave në zonën Val di Non në rajonin verior të Trentino Alto Adige, një zonë e famshme për prodhimin e mollëve, por edhe të qershive në Itali.
“Për pemën e qershisë është periudha më delikate sepse edhe nëse nuk po lulëzon, sythi do të dëmtohet, nëse temperaturat bien nën zero.”
Rënia e temperaturave do të ndikonte në prodhimin vjetor, por kultivuesit kanë gjetur këtë zgjidhje. Ata përdorin ngrohës gjatë natës për t’i mbajtur temperaturat në të ngrohta. Një veprim paksa i pazakontë, por që ka rezultuar efektiv.
“Me ndezjen e këtyre zjarreve, me siguri një pjesë e qershive nuk do të dëmtohen duke shpresuar se temperatura nuk do të bjerin më shumë. Edhe dje në mëngjes ishte minus pesë gradë.“
Nuk është një detyrë e lehtë për fermerët, të cilët duhet të veprojnë shpejt në mes të natës dhe të vendosin një numër të madh ngrohësish për hektar.
“Për dy netë, ne fermerët jemi përpjekur të ruajmë produktin tonë duke mbajtur temperaturat nën kontroll. Kështu që në mbrëmje ngrihemi në çdo orë, nga ora 22:00 deri në orën 02:00, sapo shohim që temperaturat po bien.”
Klan News