Disa ditë pa rrymë, banorët e Gërçecit bllokojnë udhëkryqin në Saraj

Prej disa ditësh banorët e fshatit Gërçec janë pa rrymë elektrike. Për këtë qëllim, ata sot kanë vendosur që revoltën e tyre ndaj EVN-së ta shprehin në rrugë, informon Klan Macedonia.

Nga bllokimi i udhëkryqit, komunikacioni në këtë aks rrugor zhvillohet vetëm në një drejtim, duke shkaktuar kaos dhe kolona të gjata automjetesh.

Shoferët që udhëtojnë drejt daljes së Shkupit po gjinden nëpër rrugë alternative./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share