Anglia triumfon në Finalissima

Përfaqësuesja e femrave mund Brazilin

Anglia triumfoi në Finalissima ndaj Brazilit, trofeu që përball kampionen e Europës dhe atë të Amerikës së Jugut. Përfaqësuesja angleze e femrave u bë fituesja e parë e kësaj kupe, pasi ia doli të festojë pas penalltive.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1 – 1, por lojtaret e Anglisë u treguan më të sakta te 11-metërshat. Një tjetër sukses i trajneres Sarina Wiegman që nuk njeh humbje në 30 ndeshjet në stolin e skuadrës angleze.

Finalissima e luajtur të enjten në stadiumin “Wembley” të Londrës e ndoqën më shumë se 83 mijë spektatorë, duke treguar se është rritur interesi për futbollin e femrave.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share