Sulmet kibernetike /  Tiron Jajaga:  Shfrytëzojmë kapacitetet e NATO-s

Maqedonia e Veriut  është shumë më e sigurt se sa ka qenë para se të bëhet pjesë e NATO-së. Kështu vlerëson zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga. Duke folur për sulmet kibernetike, jajaga sqaroi se po bëhen përpjekje maksimale, duke e vënë në përdorim të gjithë kapacitetin që vendi e ka, por në ndihmë të madhe janë resurset, që sipas tij, i ofron NATO.

“Shfrytëzojmë resurset, kapacitetet ndihmëse të NATO-s, qofshin ato ndihmëse, apo të gjitha llojet e kapaciteteve që NATO-ja na siguron. Për momentin është duke u përgatitur një Strategji për mbrojtje nga sulmet kibernetike ku janë të kyçura disa organe shtetërore”, tha Jajaga në klan Debat me Xhumadije Ibrahimin.

Jajaga shtoi se sulmet kibernetike janë bërë ndaj shteteve që i kanë dalur në ndihmë Ukrainës e Maqedonia, sipas tij, ka qenë ndër të parat edhe me donacione edhe përkrahje tjetër për shtetin ukrainas./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share