Qeveria i ndan 3 milionë euro Qytetit të Shkupit për bulevardin “Hasan Prishtina”

Qeveria tashmë i ka ndarë 3 milion euro për Qytetin e Shkupit. Kështu ka njoftuar sot zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili thotë se këto mjete ndahen nga vlera e përgjithshme prej 6 milionë eurove për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, ose siç njihet gjërësisht “Rruga për Kosovë”  deri tek qarkorja e Shkupit, përcjell KlanM.
“Në bashkëbisedim dhe bashkëpunim me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, e cila do ta realizojë projektin, kemi filluar përgatitjet e fundit administrative në Qeveri dhe në Ministrinë e Transportit për ta nisur dhe përfunduar edhe këtë arterie të rëndësishme të trafikut”, ka njoftuar Grubi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share