Ndryshimet Kushtetuese: Shkupi nis përgatitjet – për Sofjen s’ka vend në këtë proces

MPJ: KËRKESA E SOFJES NUK ËSHTË DISKUTUAR NË TAKIMIN OSMANI – MILKOV

Procesi i ndryshimeve kushtetuese është e drejtë sovrane e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe nuk ka mundësi që Bullgaria të kyçet në këtë process – njoftoi Ministria e Jashtme e RMV-së, pasi shefi i diplomacisë bullgare kërkoi inkuadrimin e Sofjes në këtë proces, njofton KlanM.

“Kuvendi pritet të marrë një vendim të tillë, në mënyrë sovrane dhe në përputhje me interesat afatgjata të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të përfaqësuar në Kuvend dhe në këtë kontekst, nuk ka asnjë mundësi apo vullnet politik për përfshirje të qytetarëve dhe institucioneve nga jashtë, përfshirë edhe nga Republika e Bullgarisë. Një kërkesë e tillë as nuk është pranuar dhe as nuk është diskutuar mes ministrave Osmani dhe Millkov” – thonë nga MPJ.

Shefi i diplomacisë bullgare, Nikolaj Milkov, sic percjell KlanM, nga Brukseli potencoi se Bullgaria dëshiron të merr pjesë në procesin e ndryshimeve kushtetuese, që muajve në vijim do të zhvillohen në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse nga Ministria e Jashtme e përgënjeshtrojnë njoftimin, Milkov ka theksuar se për këtë temë ka biseduar me homologun e tij, Bujar Osmani.

“Në RMV tashmë diskutohen variantet e teksteve të ardhshme për ndryshimin e kushtetutës, kurse Bullgaria dëshiron të jetë pjesë e këtij procesi që të zhvillohet pa probleme” – tha Niolaj Milkov, ministër i jashtëm i Bullgarisë.

Debati për ndryshimet kushtetuese zhvillohet në grupin e ekspertëve ku secila parti politike delegon përfaqësues të saj dhe ku në bazë të së drejtës kushtetuese, definohen amandamentet që më pas dërgohen për debat publik. Shpresohet se në Kuvend do të sigurohet shumica prej dy të tretave të votave për të votuar ndryshimet kushtetuese në Preambulë dhe se procesi të rrumbullaksohet deri në nëntor. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share